Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

2500 dollarë që vlejnë 8 milionë

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 11:40 | Lifestyle

Tre prej kartmonedhave më të rralla në dollarë amerikanë, që datojnë nga shekulli XIX pritet të shiten për 8 milionë $ kur të dalin në ankand javën e ardhshme në Baltimorë.

Në koleksionin tepër të veçantë përfshihen dy kartmonedha 1000-dollarëshe - një e vitit 1869 dhe një tjetër e vitit 1891 - dhe një kartmonedhë 500-dollarëshe e vitit 1869.

Kartmonedha 1000-dollarëshe e vitit 1891 është edhe pjesa më e vlefshme e setit, pasi ekzistojnë vetëm dy të tilla në botë, sipas shtëpisë së ankandave “Stack’s Bowers”. E njohur edhe si kartmonedha “Marcy”, pasi në të gjendet portreti i William L. Marcy, ish-Guvernator i Nju Jorkut dhe ish-Sekretar Shteti, ajo pritet të shitet për 2 deri në 3 milionë dollarë.

Shtëpia e ankandeve e përshkruan këtë kartmonedhë si një “thesar të vërtetë amerikan” dhe një prej më të rrallave në listën e parave të Shteteve të Bashkuara. E njëjta kartmonedhë theu rekordin e shitjes për çmimin më të lartë, kur doli në ankand në vitin 2013 dhe për të u paguan 2,6 milionë dollarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë