Aksident i rëndë në Fushë Krujë, humb jetën 35-vjeçarja

Publikuar më: 22/2/2019, ora 14:08
makina aksidenti 1024x576

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, humb jetën 35-vjeçarja

Publikuar më: 22/2/2019, ora 14:08

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 35-vjeçarje ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Policia ka bërë të ditur se një automjet, i drejtuar nga shtetësia me inicialet E.A. ka humbur drejtimin e automjetit që po drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë, ku për fat të keq ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.