Basha në Vjenë, takime me PPE dhe OSBE

Herët në mëngjes, Lulzim Basha udhëtoi drejt Vjenës, ku ditët e fundit ndodhet edhe kryerepublikani Fatmir Mediu.

Kreu demokrat po zhvillon një vizitë disa orëshe në Vjene ku takuan krerët më të lartë të OSBE. Basha dhe Mediun ishin të pranishëm edhe në takimin e grupit të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE me senatorë dhe kongresmenë amerikanë.

Basha si i ftuar i veçantë shpjegoi situatën në Shqipëri. Ai theksoi se Edi Rama i është kundërvënë interesave europiane të shqiptarëve dhe është bërë aleat i krimit, korrupsionit dhe trafikut. “Ai është tashmë “Maduro i Ballkanit” dhe i provuar nga partnerët europianë dhe amerikanë, media botërorë, si e përfshirë në krim e korrupsion në manipulim të zgjedhjeve, blerjen masive të votave, siç ka theksuar dhe raporti i OSCE/ODHIR”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN