Bebe publikon këngën e re, babai nuk i flet më! – A2

Bebe publikon këngën e re, babai nuk i flet më!

Nuk janë bërë ende 24 orë nga momenti që Bebe Rexha ka publikuar videoklipin e saj më të fundit “Last Hurrah” dhe ai është parë në “Youtube” gati 1 milionë herë.

Një shifër mjaft premtuese për këtë projekt të Bebe Rexhës, i cili duket se është pëlqyer shumë nga fansat e saj e jo vetëm. Por në anën tjetër, videklipi i ka hapur telashe me babain e saj.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj të “Twitter”-it, Bebe shkruan: “Babai ende vazhdon të mos më flas, që pas videoklipit të këngës ‘Last Hurrah’”, ka shkruar 28-vjeçarja.

E gjitha duket se ka të bëjë me skenat “intime” në këtë videoklip, të cilat i pëlqyen fansave, por jo babait të saj.

Shkarkoni aplikacionin e A2