Delegacioni i BE zbarkon javën e ardhshme në Tiranë

Jo vetëm trupa diplomatike që ndodhet në Tiranë do të bëjë lëvizjet përkatëse në selitë e opozitës apo edhe të mazhorancës, por të enjten e javës së ardhshme do të jetë një delegacion i PE që do të vijnë në Tiranë.

Por A2 CNN ka mësuar se ky është një takim i planifikuar që në nëntorin e vitit të kaluar, ka qenë në axhendë. Por, duke konstatuar edhe këtë klimë të elektrizuar të politikës shqiptare, me siguri, në fokusin e takimeve do të jetë edhe heqja dorë nga mandatet dhe mundësia për negociata mes palëve.

Pas takimeve në Tiranë, delegacioni do të zhvendoset drejt Shkupit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN