“Dështon Nike”, dëmtohet basketbollisti amerikan, shkak atletet

Gjigantët sportiv të “Nike” po përballen me një reklamë negative dhe me një ulje të mundshme të blerjeve.

Kjo pasi, në basketbollin e kolegjeve në Shtetet e Bashkuara, Zajon Uilliamson, një basketbollist 18 vjeçar, pësoi një dëmtim serioz teksa atletja e tij u shkatërrua papritur vetëm pas një minute lojë.

“Ne jemi të shqetësuar, por jemi duke punuar për të gjetur problemin. I urojmë basketbollistit shërim të shpejtë”, u shpreh kompania e veshjeve “Nike” në një komunikim për mediat.

Ngjarja aspak e bukur u pa edhe nga ish-presidenti Obama, i cili ishte prezent në ndeshjen e basketbollit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN