Dukagjin Lipa, babai që rrëmbeu vëmendjen e britanikëve

Në ceremoninë e magjishme të “Brit Awards” Dua Lipa rrëmbeu trofeun e këngës më të mirë me “One Kiss”, ndërsa ai që befasoi më shumë e u komentua gjatë ishte babai i saj Dukagjin Lipa.

Në këtë event kaq të rëndësishëm për muzikën në Britani, Dua u shoqërua edhe nga familja e saj, ku nuk mungonte edhe i dashuri.

Në një moment, në tavolinën ku ishte ulur familja Lipa, shkoi edhe moderatori Jack Whitehall, i cili e mori në pyetje Dukagjin Lipën.

Dukagjin Lipa mori komplimente pa fund për veshjen dhe paraqitjen e tij në këtë event.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN