El Chapo pas hekurave përjetë, nis “gjuetia” për djemtë e tij

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur akuza ndaj dy djemve të trafikantit Joaquin “El Chapo” Guzman Loera, për bashkëpunim në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe importim të tyre në vend, njoftoi të enjten Departamenti i Drejtësisë.

Joaquin Guzman Lopez, 34 vjeç dhe Ovidio Guzman Lopez, 28 vjeç, besohet se jetojnë në Meksikë dhe sipas prokurorëve amerikanë kanë kryer këto vepra penale që nga viti 2008 e deri në vitin 2018, periudhë gjatë të cilës kanë futur brenda territorit amerikan kokainë, marijuanë dhe amfetaminë.

Ovidio Guzman Lopez

Ndërkohë që autoritetet janë vënë në njekje të dy vëllezërve, babai i tyre, një prej trafikantëve më famëkeq meksikanë dhe kreu i Kartelit të Sinaloas, do të nisë të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm në SHBA, pasi u shpall fajtor për dhjetë akuza kriminale.

Megjithatë, autoritetet besojnë se drejtimin e Kartelit të Sinaloas e kanë marrë tashmë dy djemtë e tjerë të El Chapos, Ivan Archivaldo Guzman Salazar dhe Jesus Alfredo Guzman Salazar.

Ivan Archivaldo Guzman Salazar (m) dhe Jesus Alfredo Guzman Salazar (d)
Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN