
Gjendet një predhë nga punonjësit e bashkisë në Pukë
Një predhë e vjetër është gjetur nga punonjës të bashkisë në Pukë ditën e sotme.
Mësohet se predha është gjetur gjatë rehabilitimit të një sheshi në afërsi të zonës së pallateve.
Punonjësit e bashkisë kanë njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar predhën pa shkaktuar probleme për qytetarët.