Hidhet shorti i Europa League, Inter dhe Chelsea mësojnë kundërshtarët

Është hedhur mesditën e sotme shorti për 1/8-tat e Europa League, ku skuadrat kanë mësuar kundërshtarët në këtë fazë.

Interi do të udhëtojë në Gjermani në ndeshjen e parë ku shorti e ka vënë përballë Eintracht Frankfurt, një kundërshtar i vështirë mund të cilësohet edhe Dinamo e Kievit për Chelsean e Sarrit, që aktualisht e ka vënë në pikëpyetje qëndrimin te “Blutë e Londrës.

Në anën tjetër, ish-skuadra e Sarrit, Napoli që aktualisht drejtohet nga eksperti Ancelotti do të ndeshet me austriakët e Salzburgut.

Chelsea-Dinamo Kiev
Eintracht-Inter
Dinamo Zagreb-Benfica
Napoli-Salzburg
Valencia-Krasnodar
Sevilla-Slavia Praga
Arsenal-Rennes
Zenit-Villarreal

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 7 mars, ndërsa ato të kthimit një javë më pas.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN