Kelmendi gjithmonë e më shumë atlete “e artë”, triumfon në Gjermani

Majlinda Kelmendi nuk ndalet më. Atletja kosovare konfirmohet si dominuese në kategorinë e saj të 52 kilogramëve, duke fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë.

Kampionia olimpike mundi atleten nga Mongolia Sosorbaram Lkhagvasuren.

Ky është triumfi i dytë i kosovares pas atij të Tel Aviv.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN