Kredi pa interes në Kinë për të blerë iPhone!

Apple ka nisur bashkëpunimin me gjigandin kinez të pagesave Ant Financial dhe disa banka lokale për të ofruar kredi pa interesa për blerjen e produkteve të saj. Kjo është lëvizja e para e tillë e kompanisë amerikane në Kinë, që synon të rrisë ndjeshëm shitjet e telefonave.

Muajin e kaluar Apple kishte lajmëruar se shitjet e iPhone-ëve në Kinë kishin rënë, për shkak të dobësimit të konsumit.

Kompania po e promovon skemën e re në portalin e saj në Kinë, përmes së cilës klientët mund të paguajnë rreth 53 dollarë në muaj për të blerë një iPhone XS. Klientët gjithashtu mund të këmbejnë modelet e tyre të vjetra për të përfituar këste më të ulëta mujore.

Partneri Ant Financial është gjithashtu krahu i pagesave për gjigandin e tregtisë Alibaba. Apple ka njoftuar gjithashtu bashkëpunimin edhe me Goldman Sachs në Amerikë për të prodhuar karta krediti të lidhura me iPhone-t, që do të ndihmojnë përdoruesit të menaxhojnë paratë e tyre.

Kompania po përpiqet të forcojë të ardhurat nga shërbimet, si aplikacionet, pagesa mobile dhe muzika, për shkak të rënieve në shitjet e iPhone-ëve, çka gjenerojnë edhe fitimet më të mëdha të saj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN