Kriza politike, guvernatori dhe ish-ministri apel për qetësi

Kriza politike mund të shkaktojë efekte negative në ekonomi. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe ish-Ministri i Financave Anastas Angjelli, kanë bërë apel për të mos lejuar destabilizimin politik të ndikojë në vijimin e reformave, çka do të kishte një ndikim katastrofik për ekonominë shqiptare.

Deklaratat u bënë gjatë ceremonisë së promovimit të librit “Paraja, Bankat dhe Shoqëria”, të autorëve Prof.Dr. Aristotel Pano & Akad.Prof.Dr. Anastas Angjeli.

Botimi është një udhëtim historik e ekonomik në sistemet monetare që kanë mbisunduar dhe kanë administruar jetën ekonomike e financiare globale, si dhe në vende apo territore shqiptare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN