Kufiri Kosovë-Serbi, Daçiç: Putin është pajtuar për këtë 5 vite më parë

Shqiptarët nuk duan marrëveshje. Kështu pretendon ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, i cili thotë se demarkacioni me Kosovën nuk është një temë e ngritur së fundi.

Kryediplomati duke folur për televizionin serb BN shton se edhe presidenti rus, Vladimir Putin është pajtuar me idenë e caktimit të kufijve para 5 vjetëve. Dacic madje zbulon dhe një ofertë që sipas tij i është bërë Beogradit në vitin 2005 nga ndërkombëtarët për ndarjen e Kosovës.

 “Ne duhet të zhvillojmë një politikë të mençur. Unë jam i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë, por ata do të jenë përgjegjës”, deklaroi ministri i Jashtëm serb.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Dacic

Gjithashtu foli edhe për taksën e vendosur nga Kosova ndaj mallrave serbe. “Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar po nxisin Haradinaj që të mos pezullojë taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Dikush mendon që Haradinaj është i guximshëm por ata nuk bëjnë asgjë pa mbështetje të jashtme.”

Ndër të tjera Dacic akuzon Shtetet e Bashkuara se nuk do të lejojë Serbinë të jetë konstruktive dhe Kosovën të jetë e keqe. Në fund ministri i Jashtëm nënvizon se Ballkani është gjithmonë një fuçi baruti dhe gjithmonë dikush në anën e tij e ndez fitilin.

Shkarkoni aplikacionin e A2