Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Maduro mbyll kufijtë, kundër ndihmave!

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 10:24 | Bota
Maduro mbyll kufijtë, kundër ndihmave!

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro njoftoi mbylljen e kufirit me Brazilin, mes përplasjeve për çështjen e ndihmave humanitare.

Gjatë një fjalimi televiziv, lideri i majtë njoftoi gjithashtu se po konsideron mbylljen e kufirit me Kolumbinë për të penguar hyrjen e ndihmave të kërkuara nga opozita. Maduro e mohon faktin se Venezuala është në krizë dhe thotë se ndihmat humanitare janë një plan i orkestruar nga Shtetet e Bashkuara.

“Duke nisur nga sot kufiri tokësor me Brazilit do të mbyllet plotësisht deri në një njoftim të dytë. Është më mirë të parandalosh se sa të ndjesh keqardhje. Por konsideroj gjithashtu mbylljen e plotë të kufirit me Kolumbinë”, tha Maduro.

Ndihmat ndërkombëtare po grumbullohen në Brazil dhe Kolumbi më kërkesë të liderit të opozitës dhe presidentit të vetëshpallur Juan Guaido. Ky i fundit caktoi të shtunën si afatin përfundimtar që dërgesat të kalojnë kufirin. Ne anën kolumbiane të kufirit do të mbahet një koncert madhështor për mbledhjen e parave për Venezuelën, ndërsa 300 metra larg do të mbahet një aktivitetit i qeverisë së Maduros. Gaz lotsjellës dhe përleshje shpërthyen kur një autokolonë me ndihmua ndalua nga forcat e sigurisë në perëndim të Karakasit.

Pas njoftimit të Maduros për mbylljen e kufirit, shumë qytetarë vërshuan drejt kufirit Brazilian për të marrë rezerva ushqimore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli