Opozita kërkoi shkarkimin e Markut, KLP: Nuk është në kompetencën tonë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka diskutuar ditën e sotme kërkesën e bërë nga grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

KLP konsideron se nuk është në kompetencën e tij përgjigjen për shkresën për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme.

Sipas anëtarëve të Këshillit, shkresa ka natyre administrative, jashtë kompetencave të KLP-së.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN