Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Paktit për Universitetin”, Rama: Mësohuni, shteti nuk paguan gjithçka

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 14:00 | Politikë
“Paktit për Universitetin”, Rama: Mësohuni, shteti nuk

Duke vijuar takimet e “Paktit për Universitetin, Kryeministri i vendit sot u ndodh në Gjirokastër, i shoqëruar edhe nga ministrja e Arsimit.

Ai u zotua se dialogu me studentët është një proces që do të vazhdojë, i bindur që duhet të punohet në ndërgjegjësimin e tyre, se shteti, nuk paguan për gjithçka.

“Paguajnë prindërit, paguan buxheti i shtetit, hyrë brenda, lexo dhe se çfarë bëhet jashtë nuk do di gjë farë. Pastaj, mbaro shkollën, mbaro universitetin dhe me vrap ku të kap ndonjë punë në shtet. Nuk funksionon kështu. Të mësuarit e njerëzve në vendin tonë që jetojmë në një sistem tjetër, ku shteti nuk përgjigjet për të gjitha, duhet të fillojë herët në shkollë. Sidomos në universitet, ne duhet të hapim një faqe të re, që do të thotë, universiteti të nxjerrë para”, u shpreh Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë