Partizani-Flamurtari: Vlonjatët të gjymtuar, të kuqtë kërkojnë shkëputjen

Pas hapit fals ndaj Laçit një javë më parë, Partizani pret në shtëpi Flamurtarin, në një ndeshje ku kërkon tre pikët për të mbajtur larg si Teutën ashtu edhe Kukësin.

 Përballë është Flamurtari, krejtësisht i çorientuar nga problemet administrative dhe eksodi i lojtarëve por me një dëshirë të madhe për të mposhtur çdo skuadër, sikurse u pa ndaj Skënderbeut.

Trajneri Gega kërkon nuk kërkon të nënvlerësojë Flamurtarit ndërkohë që është i bindur tek suksesi. “Flamurtari është një klub jashtëzakonisht i mirë, ka kualitet. Për fat, ne jemi në gjendje optimale”, deklaroi Gega.

Për mesfushorin dhe autorin e goli të parë ndaj Skënderbeut, Andi Ribaj problemet në skuadër nuk mund të fshihen megjithatë skuadra ka mundësinë për ti zëvendësuar lojtarët e larguar.

Partizani – Flamurtari luhet këtë të shtunë në “Selman Stërmasi”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN