Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pas protestës, studentët presin provimet dhe plotësimin e kërkesave

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 17:51 | Sociale

Nuk ka me thirrje studentesh, bojkote e as pankarta të afishuara në fasadat e universiteteve. Pas protestës dymujore, studentet i janë rikthyer librave. Në fakultetet ku rezistenca zgjati me shumë, ka ende gjurmë të protestës, por tashme vëmendja e studentëve është tek provimet.

Janë të ngarkuar për shkak të shumë orëve të humbura, por nuk ndihen humbës pas protestës së madhe edhe pse ende nuk u janë plotësuar të gjithë kërkesat.

Edhe  Yllhan Hoxhaj, studenti i vitit të tretë të drejtësisë, një nga të ngujuarit në  fakultet i është rikthyer mësimit. Në 2 mars nisin sezonin, por thotë se nuk i trembet provimeve. Si student me mesatare të lartë, ai përfitoi burse dhe nuk paguan tarifën e shkollimit për ketë vit. Ai thotë se nuk është penduar për ditët e kaluara në protestë.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Për drejtuesit e universiteteve, protesta e studentëve tronditi jo vetëm  qeverinë por  dhe vetë shkollat e larta të cilat morën një sërë vendimesh për të rinjtë. Por për universitete qeveria ende nuk ka kompensuar përgjysmimin e tarifave, gjë që ndikon në financat e universiteteve.

Protesta e studenteve nisi në 6 dhjetor dhe u mbyll në javën e dytë të shkurtit. I pari rezultat i studentëve ishte anulimi i  tarifës për provimet e mbartura, ndërsa javë më vonë qeveria publikoi  “paktin për universitetin”, dokumenti që synon zgjidhjen e kërkesave të studentëve.

Nga tetë kërkesa deri tani janë  përgjysmuar  tarifat e shkollimit për ciklin bachelor, ndërsa janë në pritje të plotësimit të pikave të tjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë