Presioni dhe rezistenca e PD, Tabaku: Ndërkombëtarët të informohen

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, anëtarja e kryesisë së PD, ishte e ftuar në “Ditarin” e orës 13:00 në A2 CNN, nga ku foli për heqjen dorë nga mandatet të deputetëve të opozitës, si dhe për situatën e përgjithshme politike në vend.

Tabaku u shpreh se askush nuk e kishte menduar se do të arrihej deri në atë vendin, por ajo u shpreh se situata është ekstreme dhe ka nevojë për masa ekstreme.

“Ky është një precedenti i parë në rajon për të tërhequr vëmendjen se në Shqipëri situata nuk është normale. Në Shqipëri prej kohësh nuk ka më zgjedhje të ndershme. Situata është përkeqësuar nga viti ne vit dhe sot nuk vendosin më qytetarët, por bandat kriminale dhe këtë e faktoi edhe përgjimi i publikuar nga “Zëri i Amerikës”. Vendimi i ditës së djeshme është përkrahur nga ndërkombëtarët. I kam ndjekur deklaratat e ndërkombëtarëve, por unë besoj se ka nevojë që një pjesë e madhe e partnerëve tanë ndërkombëtar të informohen si duhet, pasi nuk e kanë atë. Të gjitha elementët shqetësues janë shumëzuar me zero dhe nuk janë dëgjuar”, tha Tabaku.

Djegia e mandateve, frikë nga SPAK? – “Mazhoranca është e çorientuar në mesazhet e këtyre ditëve. Reforma në drejtësi nuk pengohet aspak. Unë e kam kërkuar të rritej buxheti për KLP e KLGJ, ndërsa sot ata janë të vonuar. Nuk kam dëgjuar akuzë më qesharake se ne që kemi jemi pa imunitet kemi frikë nga institucionet. Ne sot, jemi përpara drejtësisë si qytetarë të lirë”.

Sa i përket integrimit të vendit, Tabaku u shpreh se nuk është lajm i ri se negociatat nuk do të hapen në qershor dhe këtë, sipas saj, nuk e pengon opozita.

Reagimi i Ramës – “Nuk kemi nevojë për ndihmë. Në këtë vend, nevojë ka Edi Rama, por atë nuk e ndihmon askush në këtë situatë që ka ardhur vendi. Duhet vetëm të tërhiqet. Ai pengon më shumë se çdo kush integrimin e vendit”.

Çfarë do të ndodhë në vijim? – Lëvizja do të vazhdojë në terren. Ne po bëhemi gati për zgjedhje. Do të vijojmë takimin me qytetarët. Do të nisin turin më të madh të takimit me njerëzit. Sot do të diskutojmë për më tej në mbledhjen e kryesisë”, tha Tabaku.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN