Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Samiti në Vatikan, kardinalët: Kisha të bashkëpunojë më drejtësinë

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 14:24 | Bota
Samiti në Vatikan, kardinalët: Kisha të bashkëpunojë

Kardinalët që po marrin pjesë në samitin për skandalin seksual në Vatikan i bënë thirrje kishës të bashkëpunojë me autoritetet civile për rastet e abuzimeve.

Kardinali Osvald Gracias pranoi se abuzimet ndaj të miturve nga pjesëtarë të klerit janë sjellje kriminale dhe si të tilla duhet të raportohen tek autoritetet përkatëse të drejtësisë.

“Abuzimet seksuale ndaj të miturve dhe personave të tjerë të cenueshëm nuk shkelin vetëm ligjin hyjnor, por përbëjnë një sjellje kriminale”, tha Osëald Gracias, kardinal.

Garcias shtoi se Kisha nuk mund të qëndrojë e izoluar në botën e saj. Deklaratat e kardinalit erdhi në ditën e dytë të samitit në Vatikan, ku pjesëtarë të klerit nga e gjithë bota janë mbledhur për të diskutuar mbi skandalin që minoi kredibilitetin e kishës katolike.

Viktimat kanë shfaqur reagime të ndryshme, me disa që shprehën optimizëm e të tjerë që e konsideruan nismën si shumë të vonuar. Papa u dorëzoi pjesëmarrësve një listë me 21 pika reflektimi, ku përfshihen udhëzime mbi mënyrat e reagimit ndaj rasteve të abuzimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë