Çdo të enjte para Parlamentit, strategjia e PD për largimin e Ramës – A2

Çdo të enjte para Parlamentit, strategjia e PD për largimin e Ramës

Opozita do të protestojë çdo të enjte para Parlamentit, duke mos lënë të qetë në marrjen e vendimeve shumicën.

Vendimi u mor në mbledhjen e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike. Seanca e ardhshme pritet të jetë në 28 shkurt, kështu që në të njëjtën ditë është parashikuar edhe protesta tek Parlamenti.

Tri ditë më parë, protesta e opozitës bëri që Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të anulonte seancës plenare, ndërsa Policia e Shtetit paralajmëroi për incidente dhe indicie se do të kishte dhunë. Por edhe pse nuk u shënua asnjë incident, të enjten deputetët e opozitës dorëzuan zyrtarisht mandatet, ndërsa kërkon të krijohet një qeveri tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Në datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e uzurpuesit të Qeverisë, Edi Ramës”, tha Basha në përfundim të mbledhjes. “Sezoni i protestave vetëm sa ka nisur, asgjë nuk do ta frenojë energjinë popullore për largimin e të keqes e për t’i dhënë Shqipërisë të nesërmen që meritojnë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2