Dëbora mbulon Durrësin, erë e fortë në disa qytete

Shqipëria është zbardhur nga dëbora. Gjatë natës ka pasur reshje bore në juglindje dhe ne veri të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon përdorimin e zinxhirëve në akset kryesore të këtyre zonave. Por bora ka zbardhur dhe bregdetin.

Në qytetin e Durrësit reshjet kanë qenë intensive. Shumë qytete të tjera përjetuan këtë fenomen atmosferik, por deri më tani nuk ka probleme me qarkullimin në rrugë, por vetëm disa zona problematike sa i përket energjisë elektrike.

Era e fortë në qytetin e Lezhës ka bëre që të fluturojnë tjegullat nga çatitë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN