Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Fundi i “Kalifatit”, militantët e ISIS lënë të mundur fushën e betejës | FOTO

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2019, 19:51 | Bota

Mbetjet e fundit të Shtetit Islamik kanë braktisur “xhepin” e vetëm të territorit të mbajtur prej grupit terrorist në lindje të Sirisë. Kamionë të mbushur me luftëtarë dhe bashkëshortet e tyre janë fotografuar ndërsa largohen nga zona.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka mbështetur forcat opozitare me sulme ajrore duke shënjestruar militantët e ISIS të vendosur buzë lumit Eufrat. Të paktën 36 kamionë dhe autobusë janë fotografuar duke u larguar, nën kontrollin e rreptë të Forcave Demokratike Siriane.

Rreth 300 militantë të ISIS dhe qindra civilë të tjerë, që besohet se janë familjarë të tyre, qëndrojnë të rrethuar në një kamp nga fshatin Baghouz, pranë kufirit me Irakun, ndërsa forcat kurde që luftojnë në terren nuk kanë kryer ende sulmin final, pasi presin që presioni t’i bëjë ekstremistët të lënë të largohen fillimisht civilët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani