Inspektori i zjarrfikëses arrestohet për dhunë në familje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat ka vënë në pranga inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H., i cili akuzohet për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”.

Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar dyshohet se ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA. Ndërkohë, për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN