Kolumbia “fshin” gjurmët e Escobar, hidhet në erë pallati – A2

Kolumbia “fshin” gjurmët e Escobar, hidhet në erë pallati

U deshën vetëm 3 sekonda dhe 20 kg eksploziv për shkatërrimin e gjurmës së fundit të Perandorisë së ndërtuar në Medelin nga bosi kolumbian i drogës, Pablo Escobar.

I ashtuquajturi “Pallati Monaco”, rezidenca e Eskobar dhe simbol i pasurisë së kreut të kartelit të Medelin, u hodh në erë në prani të kryebashkiakut të qytetit dhe viktimave të Escobar.

Fëmijë, bashkëshortë apo nipër të policëve, politikanëve dhe gazetarëve të vrarë me urdhër të bosit të drogës ishin të pranishëm në ceremoninë simbolike.

Pallati 8-katësh, ku në vitet 80-të, Escobar ekspozonte pikturat e artistëve të famshëm dhe automjetet luksoze, ishte shndërruar në një destinacion turistik. Kritikët i konsideronin turet si një glorifikim të dhunës se lidhur me drogën.

Shkarkoni aplikacionin e A2