Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbi 80 të vdekur nga pijet toksike në Indi

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2019, 13:21 | Bota
Mbi 80 të vdekur nga pijet toksike në Indi

Alkooli helmon të tjerë njerëz në indi. Mbi 80 persona humbën jetën dhe rreth 200 të tjerë u shtruan në spital në verilindje të Indisë, pasi konsumuan pije të përziera me alkool metili, një kimikat që sulmon sistemin nervor qendror.

Dhjetëra gra janë mes viktimave, të gjitha punonjëse në plantacione të shtetit të Asam. Vetëm dy javë më parë, 100 persona humbën jetën për të njëjtin shkak në shtetin e Utar Pradesh.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave pritet të rritet pasi çdo 10 minuta raportohen raste viktimash nga zona të ndryshme.

Vdekjet nga alkooli i prodhuar në mënyrë të paligjshme në indi janë të zakonshme, pasi ai ka çmim shumë më të lirë se markat.

A2 CNN Livestream

Dita jonë