Para derbit të futbollit, Tirana fiton atë të basketbollit

80d6dce3 a0bb 418d a716 a32117416b55 1100x620

Tirana ka mundur Partizanin në sfidën e radhës të kampionatit kombëtar të basketbollit me rezultatin 66-63.

Ndeshja u dominua në pjesën më të madhe nga Partizani, qe ka qenë thuajse gjatë gjithë kohës në avantazh. Por, Tirana menaxhoi mirë minutat e fundit, barazoi shifrat dhe fale saktësisë së Gerti Shimës nga goditjet e lira përmbysi rezultatin dhe fitoi me tri pikë diferencë.

Partizani mbetet në vendin e tretë, ndërsa Tirana konsolidon vendin e katërt në renditje, që garanton zonën “play off”.