Prej dy ditësh në mal, gjenden të pajetë dy të rinjtë

Publikuar më: 23/2/2019, ora 20:37
Puka 1024x666

Prej dy ditësh në mal, gjenden të pajetë dy të rinjtë

Publikuar më: 23/2/2019, ora 20:37

Dy të rinj janë gjendur të pajetë në fund të një gremine në vendin e quajtur Maja e Pikave, pranë fshatit Buzhalë të Pukës.

Sipas informacioneve të policisë trupat e tyre janë gjendur rreth orës 14:00 të së shtunës nga familjarët. T.P., 20 vjeç dhe K.M., 24 vjeç kishin dalë prej dy ditësh në mal për të gjetur bagëtitë, por fatkeqësisht nuk u rikthyen më. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.