Rama: Asnjë nuk pranon fantazmat e 1997-s – A2

Rama: Asnjë nuk pranon fantazmat e 1997-s

Gjatë një aktiviteti në Përmet në kuadër të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama sulmoi edhe një herë opozitën duke thënë se skenat e dhunës dëmtojnë aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

“Asnjë shqiptar nuk mund ta pranojë që sot, në 2019, Shqipëria të kërcënohet nga fantazmat e 1997-s, për t’i shpëtuar Saliu drejtësisë, për të shpëtuar Luli karrigen, apo për t’u kthyer Mona me kokë në tepsi?”, tha Edi Rama. “Ata kanë frikë nga drejtësia që po vjen. Këtë e dinë mirë socialistë e demokratë”.

“Të shtunën u kërkua përmbysje dhe u predikua dhunë. Pamjet e eksportuara dëmtojnë jo vetëm Shqipërinë, por edhe çdo njeri që ka vendosur të jetojë, të investojë dhe të krijojë të ardhmen për fëmijët e vet këtu. Dëmton edhe rrugëtimin tonë europian”.

“Gjëja e parë që më vjen ndërmend kur hap sytë në mëngjes dhe e fundit kur mbyll sytë është që kjo që na ka ndodhur javën e fundit të mos ju kushtojë njerëzve të këtij vendi”, shtoi Kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2