Rama: E marrtë lumi këtë vend nëse opozita mbetet në dorë të Saliut, Lulit dhe Monikës – A2

Rama: E marrtë lumi këtë vend nëse opozita mbetet në dorë të Saliut, Lulit dhe Monikës

Kryeministri Rama tha pavarësisht mungesës së opozitës, gjërat nuk ndryshojnë për Partinë Socialiste në pushtet.

“Ishin të padenjë për t’u përfaqësuar në Parlament dhe në mënyrë të padenjë u larguan nga Parlamenti”, tha ai. “Vërtet mund të mos jetë mirë për demokracinë që përfaqësuesit të braktisin vendin e punës, por puna ka vazhduar ishin apo nuk ishin ata. Ata ndenjën gjashtë muaj jashtë dhe erdhën ditën e fundit për të marrë rrogën. E martë lumi këtë vend nëse fatet e të qenit opozitë mbeten në dorën e Saliut, Lulit dhe Monikës. Besoj që më shumë opozitë ka mes çdo klubi fshati se sa mes tyre. Ajo e tyre është urrejtje, nuk është opozitë”.

Ai i bëri thirrje opozitës që të futet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, edhe pse është e sigurt që nuk i fiton dot ato. “Shpresoj që kjo braktisje të jetë mësim për demokratët që i kanë zgjedhur. Ne do të bashkëpunojmë me këto. Opozita jonë reale nuk janë këta, ne i kemi mundur dhe ata e dinë mirë. E mira është që të vijnë në zgjedhje, por do të vijnë për të bërë opozitën, se pushtetin nuk e marrin dot”, shtoi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2