Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama për Rai News: Dialogojmë, por duhet të qeverisim

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2019, 12:02 | Politikë
Rama për Rai News: Dialogojmë, por duhet të qeverisim

“3-4 orë që shembën 3 vite punë në imazhin e Shqipërisë”, i quan Kryeministri Rama, protestat e opozitës. Në intervistën e dhënë në një tjetër televizion italian, Rama konfirmon atë që mediave shqiptare preferoi t’ia përcjellë nëpërmjet “Facebook”-ut. Mund të dialogohet, por ai do të vazhdojë të qeverisë.

“Ne kemi mazhorancën, jemi përpara në të gjitha sondazhet në një mënyrë ekzemplare. Nuk mund të merret peng një komunitet dhe të thuash: ‘unë po bëj kamikazin po s’më dhatë çfarë dua’. Jemi gjithmonë gati të dialogojmë, dëgjojmë, por sigurisht që duhet dhe të qeverisim”, u shpreh Rama.

Kryeministri, në interviste, pohoi se ekziston fenomeni i blerje së votës. Por megjithatë, opozitarët, që protestat kanë vendosur t’i shtrinë në tërë vendin, Rama i quan të dëshpëruar dhe frikësuar nga humbja në zgjedhje dhe SPAK.

Por Lulzim Basha, pas mbledhje së kryesisë mbrëmjen e së premtes, foli për përzgjedhje kandidaturash për deputetë krahas atyre për kryebashkiak.

Kryesia vendosi të përjashtojë nga çdo funksion në parti Myslim Murrizin, deputetin që refuzoi të japë dorëheqjen nga mandate si pjesa tjetër e grupit. Ky i fundit e konsideron veten pro amerikan, ndaj nuk deklaroi se “nuk i bindet urdhrit si dele”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani