Refuzoi djegien e mandatit, PD përjashton Myslym Murrizin

Partia Demokratike përjashtoi nga radhët e saj deputetin Myslym Murrizi, pasi doli kundër vendimit të grupit duke refuzuar që të heqë dorë nga mandati.

Murrizi është përjashtuar nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike. I pyetur për këtë vendim të kryesisë, Murrizi e cilësoi atë si një vendim të Byrosë Politike Komuniste.

Kundër dorëzimit të mandatit ishte edhe deputeti i LSI, Lefter Koka, për të cilin nuk ka ende një vendim nga kryesia e LSI-së.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN