“Salloni i çokollatës”, shija dhe moda ndërthuren në Bruksel

Çokollata është kryefjalë e kësaj fundjave në Bruksel të Belgjikës. I ashtuquajturi “Salloni i çokollatës” hapi dyert të premten për specialitetet e rreth 130 prodhueseve me të famshëm në botë, shefave, dizenjatorëve dhe ekspertëve të kakaos.

Festivali treditor u parapri nga një shfaqje mbresëlënëse, ku shija ishte ndërthurur mrekullisht me modën.

Veshjet përbëheshin nga çokollata dhe ishin realizuar nga ekspertë të modës dhe kuzhinës shumë prej të cilëve nga dyqanet qindra vjeçare të Belgjikës. I quajtur, “natyra ofron diçka për të gjitha shijet”, salloni i këtij viti synon të prezantojë prodhime më të shëndetshme dhe inovative çokollate. Vizitorët mund të shijojnë gjithashtu eksperienca të ndryshme , si ajo prodhimit të çokollatës apo seminare lidhur me temën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN