Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Teuta pëson humbjen e parë pas 4 muajsh, e mund Luftëtari

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2019, 16:00 | Futboll
Teuta pëson humbjen e parë pas 4 muajsh, e mund Luftëtari

Që prej asaj humbje 3-0 ndaj Partizanit më 3 tetor të vitit 2018, Teuta nuk ishte mposhtur asnjëherë duke koleksionuar vetëm fitore e barazime.

Por durrsakët janë dorëzuar në Gjirokastër ndaj Luftëtarit vendas. Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj duket e ringjallur tashmë dhe ka arritur të marrë tre pikët mjaft të rëndësishme duke e mposhtur minimalisht 1-0 Teutën.

Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua nga Rapo në fillimin e pjesës së parë.

Kjo humbje është edhe një dhuratë për Partizanin e vendit të parë, i cili ka një mundësi të artë të zgjerojë edhe më shumë se 7 pikë diferencën nga durrsakët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë