Tripletë nga Messi, Barcelona mer arratinë

Lionel Messi shënoi tre gola për të ndihmuar Barcelonën të mposhte 4-2 Sevillan, duke rritur në 10 pikë diferencën me Atleticon në renditjen e La Liga.

Në “Sanchez Pizjuan” vendasit kaluan dy herë në epërsi, por katalanasit arritën që të përmbysnin rezultatin për të shijuar fitoren e 17 në kampionat.

Argjentinasi shënoi tre gola, ku spikati goli i parë – një perlë e vërtetë.

Kapiteni konfirmoi se andaluzianët janë një ndër skuadrat e preferuara të tij, pasi gjatë karrierës i ka shënuar plot 36 gola. Goli i katërt, që vulosi edhe fitoren u shënua nga Luis Suarez.

Fitorja ishte përgatitja më e mirë për javën që pret skuadrën e Ernesto Valverdes, që viziton dy herë “Bernabeu”-n, fillimisht në Kupën e Mbretit, e më pas për sfidën e kampionatit. Humbja, nga ana tjetër, dëmton Sevillan, pasi Getafe e spostoi në renditje në luftën që bëhet për vendin e katërt dhe kualifikimin për në Champions League.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN