Vetmia kushton, plot 1,25 milionë $ | FOTO

Nëse dëshironi të blini vetminë, ka dalë në shitje.

Një ishull fantastik në Alaskë me sipërfaqe prej 1,5 kilometrash katrorë ofron të gjitha kushtet për t’u shkëputur nga realiteti. Vlera e ishullit Mertz është vendosur 1,25 milionë dollarë, por për ata që mund të shpenzojnë këtë shumë, investimi pa diskutim që kthehet.

Përveç panoramës së jashtëzakonshme, në ishull ka edhe një shtëpi druri të mobiluar me stil, ku hapësira të lejon të bësh gjithçka dëshiron. Ishulli gjendet vetëm 10 minuta larg me varkë nga qyteza Sitka, por edhe pse “në mes të detit”, aty nuk mungon energjia elektrike, por edhe interneti.

Ishulli Mertz mori këtë emër në vitin 1880 për shkak të Togerit të Marinës Amerikane Albert Mertz, i cili shkeli i pari aty.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN