Aksident tragjik, automjeti përplaset me borëpastruesen, tre të vdekur

Një aksident i rëndë ka shkaktuar vdekjen e tre personave në Kosovë, në aksin rrugor Vërmicë- Prizren.

Sipas forcave të policisë kosovare, automjeti tip Golf ku udhëtonin 50 vjeçari Ramiz Sope së bashku me djemtë e tij të moshës 22 dhe 24 vjeçare, u përplas me një borëpastruese që po  hidhte kripë në rrugë për ta liruar nga dëbora.  

Shkaku i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia e mjetit.