Avioni i linjës Tiranë-Ankona pëson defekt në fluturim, rikthehet në Rinas

Momente paniku dhe ankthi për më shumë se 50 pasagjerë që udhëtonin në orën 7 të mëngjesit drejt Anconës së Italisë, me avionin e kompanisë Blue Panorama.

Vetëm pak minuta nga nisja e fluturimit, nga kabina e pilotit ka nisur te dale tym dhe me pas tymi është shpërndare në të gjithë avionin.

Pasagjerët kanë përjetuar ankth,  teksa janë njoftuar nga ekuipazhi se duhej të ktheheshin në aeroportin e Rinasit për shkak të një avarie.

Piloti ka bërë një ulje të detyruar, ndërsa pasagjeret kanë udhëtuar serish drejt Anconës pas 3 orësh.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN