Barazim historik me United, Liverpool rikthehet në krye

Përfundoi pa fitues supersfida e Premier League, ndërmjet Manchester United dhe Liverpool. Barazimi 0-0 është historik, sepse kjo ishte absolutisht hera e parë që dueli ndërmjet këtyre dy ekipeve në “Old Traford” përfundoi pa gola.

Nga ky rezultat buzëqesh skuadra e Jurgen Klop, që ngjitet sërish i vetëm në krye të renditjes, me 1 pikë avantazh nga Manchester City.

Ndërkohë, dueli la pasoja për United, ku tre lojtarë, Herrera, Mata dhe Lingard u dëmtuan që në pjesën e parë, ndërsa Arsenali u rrëmbeu vendin e katërt në renditje, pas fitores 2-0 ndaj Southampton.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN