Ekzekutoi shokun në sy të fëmijës, detaje nga vrasja në Durrës

Publikuar më: 24/2/2019, ora 09:14

Ekzekutoi shokun në sy të fëmijës, detaje nga vrasja në Durrës

Publikuar më: 24/2/2019, ora 09:14

Natë e përgjakur në Durrës, ku 37 vjeçari Ndue Zefi akuzohet se ka vrarë shtetasin Martin Ndreca, 45 vjeç, për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të ditës së sotme, në lagjen e njohur si Ish Këneta.

Sipas informacioneve të A2 CNN, dy personat janë konfliktuar në një lokal të qytetit, ndoshta pas një fyerje.

Reporteri jonë Mariglen Mulla në vendndodhjen e ngjarjes

Më pas Zefi ka kryer një pritë Ndrecës, i cili po kthehej në shtëpi me një automjet, ku ndodhej edhe i biri i tij i e mitur.

Pasi ka kryer krimin me një armë zjarri, Zefi është larguar nga skena e krimit dhe po kërkohet intensivisht nga forcat e rendit.