Gol pas gjashtë muajsh, Guri kthehet si hero – A2

Gol pas gjashtë muajsh, Guri kthehet si hero

Sindrit Guri është kthyer te goli, pas afro gjashtë muajve në elitën e futbollit belg. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut për Ostenden, në barazimin 2 me 2 në fushën e Circle Brugge.

Guri u aktivizua nga stoli në të 68-ën dhe vetëm 7 minuta më pas shënoi rrjetën e barazimit të përkohshëm 1 me 1.

 Një gol i rëndësishëm, ashtu si edhe penalltia e fituar nga sulmuesi shkodran pak minuta më pas, gjatë të cilës Bonen korrigjoi gabimin, pasi goditja e parë u prit nga portieri.

Me gjithë paraqitjen e shkëlqyer të Gurit, Ostende nuk arriti të merrte tri pikët e plota, me vendasit që barazuan rezultatin në sekondat e fundit të ndeshjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2