Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Goli i Ajetit i jep një pikë Grasshoppersit, por mbijetesa ende larg

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2019, 18:07 | Futboll
Goli i Ajetit i jep një pikë Grasshoppersit, por mbijetesa ende larg

Grasshoppers arriti të marrë një barazim me shumë vlera në luftën për mbijetesë në kategorinë e parë zvicerane, falë golit të shënuar nga Arlind Ajeti.

Mbrojtësi i Kombëtares arriti të realizonte në pjesën e parë, vetëm 6 minuta pasi Thun i vendit të tretë kishte kaluar në epërsi.

Gjithsesi skuadra e tij mbetet në vend të fundit në renditje pas disa javësh të vështira, ndërsa numëron 14 humbje që nga fillimi i sezonit. Dy ndeshjet e radhës kundër Luzern dhe Young Boys do të vendosin me shumë mundësi edhe fatin e skuadrës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë