Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ndërrimi i pronësisë, jo më tek noteri për blerjen e automjeteve

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2019, 11:54 | Ekonomi
Ndërrimi i pronësisë, jo më tek noteri për blerjen e

Duke nisur nga data 1 Mars ndërrimi i pronësisë së automjeteve do të mund të kryhet edhe në sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugore. Ky shërbim i ri do të kushtojë 1400 lekë, përkundrejt aktit noterial që kushton dyfishin. Kjo tarifë nuk përfshin vërtetimin e RBS-së.

Sipas kësaj drejtorie, ky shërbim do të mundësojë eliminimin e sorollatjeve, ndërsa pritet të shoqërohet edhe me lehtësim të procedurave të Kontrollit Fizik. Blerësi i një automjeti do të pajisjet me leje qarkullimi provizore, derisa shërbimi të mundësojë edhe transferimin e dosjeve, për ta bërë gjithçka me një aplikim të vetëm.

Kjo risi pritet të ulë disi fluksin nëpër zyrat noteriale dhe vjen 3 vite pasi me udhëzim të ministrave iu lejua noterëve aksesi në sistemin e DPSHTRR, në mënyrë që të kontrollonin nëse makina që po shitet është peng në bankë, apo ka detyrime të tjera.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli