Penallti në minutën e 11 shtesë, Inter ndalet në Firence

Interi u ndal në një barazim 3-3 në Firence, pasi të zotët e shtëpisë shënuan golin vendimtar në minutën e 11 shtesë. Në një ndeshje që dukej se nuk do të mbaronte kurrë ku sistemi VAR ishte protagonist absolut, zikaltrit morën vetëm një pikë, që lejon Milanin t’i afrohet në renditje.

Ndeshja filloi në malore për Interin, pasi Stefan de Vrij devijoi topin në portën e tij duke kaluar Fiorentinën në epërsi që në minutën e parë, por vetëm pesë minuta më vonë Matias Vecino mundi të barazonte shifrat, ndërsa VAR miratoi golin pasi gjyqtari kishte dyshime për pozicionin e autorit të golit.

Pak minuta nga fundi i pjesës së parë Politano përmbysi rezultatin duke shënuar me një gjuajtje të mrekullueshme në hyrje të zonës. Në pjesën e dytë Perisic shënoi me 11-metërsh, të akorduar nga arbitri pas konsultimit me VAR-in ndërsa ishte po VAR që i anuloi Biraghit një gol për Fiorentinën. Megjithatë vendasit do të shkurtonin në të 72’ rezultatin falë Luis Muriel, ndërsa në shtesën e pafundme, Veretout shënoi nga pika e bardhë, pasi D’Ambrosio preku topin me dorë në zonë.

Juventus mundi në drekë Bolognian 1-0 dhe vazhdon të kryesojë renditjen e Serie A, ndërsa pasdite Napoli shkatërroi 4-0 Parman, me Hysajn të pozicionuar sërish në krahun e majtë të mbrojtjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN