Rama: Shqipëria nuk është në kaos – A2

Rama: Shqipëria nuk është në kaos

Në një intervistë për gazetën italiane “Il Fato Quotidiano”, Kryeministri Edi Rama mohoi që në Shqipëri të ketë kaos, pavarësisht se opozita është jashtë Kuvendit sepse deputetët e saj dorëzuan mandatet.

“Në Shqipëri nuk ka asnjë kaos, është opozita që po i fryn zjarrit”, thotë shefi i Qeverisë për lexuesit italianë. Rama përsërit shpjegimin e dhënë më parë në daljet publike se vendimi i opozitës për të braktisur mandatet e deputetëve erdhi dy arsye.

Së pari nga frika se do të humbin në zgjedhjet lokale dhe së dyti nga frika e Reformës në Drejtësi. “E kanë bërë të gjithë për të bllokuar Reformën në Drejtësi që nisëm së bashku me BE dhe SHBA, por që nuk kanë për të na ndalur dot”, i ka thënë Rama gazetarit italian.

Shkarkoni aplikacionin e A2