Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Real kursehet për Barcelonën, por merr 3 pikët kundër Levantes

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2019, 22:55 | Futboll
Real kursehet për Barcelonën, por merr 3 pikët kundër

Real Madridi mundi me vështirësi Levanten duke siguruar tri pikë të vlefshme për të mbajtur ritmin e Barcleonës dhe Atleticos në javën XXV të kampionatit spanjoll.

Dy gola me penallti, të shënuar nga Benzema dhe Bale i mjaftuan madrilenëve për të fituar takimin, ndërsa të dy skuadrat e mbyllën sfidën me nga një lojtar më pak, pas përjashimit të Rochinas dhe Nachos në minutat e fundit.

Los Blancos kaluan të parët në epërsi kur sulmuesi francez goditi saktë nga pika e bardhë pasi VAR ndihmoi arbitrin të “shihte” një prekje të topit me dorë nga Luna i Levantes. Vendasit arritën të barazonin kur Marti devijoi bukur krosimin Moralesit në të 60’. Megjithatë, 18 minuta më vonë Casemiro u pengua në zonë dhe arbitri akordoi një tjetër 11-metërsh, këtë herë të shndërruar në gol nga uellsiani Bale.

Në mesjavë, Real Madrid nis përballjen e dyfishtë me Barcelonën, duke luajtur ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, ndërsa në fundjavë luhet për tri pikët e kampionatit në “Bernabeu”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë