Rrahmani fiton “derbin” me Abazajn

Dinamo Zagreb ka fituar 3-0 sfidën kundër Osijek në kampionatit kroat, falë edhe golit të Amir Rrahmanit, i cili fitoi “betejën” në distancë me Kristal Abazajn.

Sulmuesi shqiptar luajti 90 minuta për Osijek, por nuk arriti të gjente rrugën e golit, falë edhe mbulimit të mbrojtjes së kryesuesve të kampionatit kroat, në radhët e të cilëve luan edhe lojtari i përfaqësueses së Kosovës.

Rrahmani – i larguar nga kombëtarja shqiptare pasi Gianni de Biasi nuk e përfshiu në listën përfundimtare për Euro 2016, realizoi golin e tretë në minutën e 60, pasi më parë Andric dhe Atienëen kishin shënuar në pjesën e parë.

Pas javës së 22-të, Dinamo kryeson renditjen me 57 pikë, ndërsa Osijek gjendet në vend të tretë, me 17 pikë më pak.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN