Tragjedi në malet e Pukës, gjenden në greminë trupat e dy të rinjve

Publikuar më: 24/2/2019, ora 08:57
6667101141 0c4e58c589 b 1024x768

Tragjedi në malet e Pukës, gjenden në greminë trupat e dy të rinjve

Publikuar më: 24/2/2019, ora 08:57

Era e fortë dhe dëbora mund të kenë shkaktuar vdekjen e dy barinjve të rinj në një fshat të Pukës.

Sipas burimeve, trupat e pajetë  e shtetasve T.P 20 vjeç dhe K.M. 24 vjeç janë gjetur nga familjarët që po i kërkonin në një greminë në zonën e quajtur Maja e Pikave,  jo larg Komanit. Dy të rinjtë banonin në fshatin Buzhalë.

Dy të rinjtë kishin dy ditë që kishin dalë në zonën malore për të gjetur bagëtitë e tyre. Era e fortë që ka karakterizuar atë zonën ditën e kaluar mund të ketë shtyrë djemtë drejt greminës, por ende forcat e policisë po punojnë për të sqaruar rrethanat.