Basha: Po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos

Lulzim Basha zhvilloi një takim me krerët e Partisë Demokratike në rrethe pasditen e sotme dhe menjëherë pas saj dha një deklaratë të fortë për mediat. Basha deklaroi po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, por sipas tij, kjo nuk mjafton.

“Nuk ka zgjidhje tjetër veç largimit të Edi Ramës. Orët e fundit janë intensifikuar me lajme se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Dosja 339 faktoi se ai dhe zyrtarë të tjerë janë kapur duke vjedhur vota. Është shumë e rëndësishme që Dako dhe të tjerët të arrestohen, që nesër të mos ulen me Niçet për të shtrembëruar vullnetin e popullit. Beteja po avancon edhe aty ku i strukur në vrimën e miut është i gatshëm të dorëzojë bashkëpunëtorët e tij në krim.

Ftoj të gjithë qytetarët dhe në veçanti faktorin ndërkombëtar mos gënjejë veten, sepse shqiptarët nuk i gënjen dot më. Nuk është kokë Gjushësh e Sejdinësh. Edi Rama duhet dhe do të largohet. Me Edi Ramën në krye të vendit, Shqipëria nuk do të bëjë asnjë hap përpara dhe opozita do të vazhdojë rrugën e nisur”, tha Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN